 |
Biografi artistike
Lindi
ne 27 prill te vitit 1979 ne qytetin e bukur te Fierit.Ne
moshen 5 vjecare behet fituese e konkursit te Shqiperise
jugore te poezise per femije me nje poezi kushtuar nates se
11 shkurtit te vitit 1944 ne Tirane, ku u vrane rreth 32
kosovare ne perleshje misterioze, rrethanat e se ciles
mbeten per t’u zbuluar ende sot.
Shkollen 8 vjecare e perfundon ne Fier dhe me pas fiton te
drejten per te vazhduar shkollen e mesme ne Elbasan ne
profilin e “Gjuheve te huaja, Frengjisht”.Ketu fillon
karriera muzikore, pasi zbulohet si talent nga kompozitori
elbasanas Edmond Rrapi, i cili dashurohet pas vokalit dhe
interpretimit te pjekur te Rovenes.Aty Rovena fiton cmimin e
pare ne maratonen e kenges per te rinj me titullin
“Princesha e Elbasanit”.
Menjehere pas kesaj talenti i Rovenes bie ne sy te emrave me
te medhenj te artit shqiptar si Alqi Boshnjaku dhe Zhani
Ciko, te cilet vendosin se Rovena te marre pjese menjehere
ne Festivalin e Pranveres qe zhvillohej ate vit ne Tirane,
ku Rovena nderohet me cmim te dyte dhe nje vit me vone, me
1997 edhe ne Festivalin e madh te Shqiperise ne RTSH, ku
prezantohet denjesisht dhe duartrokitet nga publiku i gjere.
Studimet e larta i kryen ne Tirane ne Fakultetin e
Drejtesise ne UT me rezultate te shkelqyera.
Viti 1998 sjell pjesemarrjen ne nje tjeter festival pranvere
ne Tirane dhe nje kenge e cila klasifikohet menjehere ne
vendet e para te top-listave te asaj kohe, “Nje gjethe me
nis”, qe u shnderrua ne hit shperthyes per mbare publikun
shqiptar.
Vit pas viti Rovena eshte pjese e pandare e festivaleve
shqiptare si menyra e vetme per t’u prezantuar perpara
publikut shqiptar, shume te etur per muzike te re.Keshtu ne
1999 nderohet me cmimin e interpretimit ne Festivalin Kenga
Magjike, edicioni i pare i saj, po ashtu edhe ne Festivalin
Mikorofoni i Arte nderohet me cmimin e dyte ne tetor 2002.
Viti 2002 eshte nje faqe e re ne karrieren e historine
muzikore te Rovenes.Sapo kishte filluar tregu muzikor, pak
albume ishin ne treg.Rovena vendos te punoje per albumin e
saj te pare “Bie Debore”, i cili doli ne treg ne qershor
2002 dhe u promovua me klipin “Me ben magji”.Ky album kapi
shifra rekord ne muajin e pare te shitjeve duke u shnderruar
ne pak kohe ne albumin nr 1 ne tregun shqiptar.Ky fenomen
zgjoi kureshtjen e producenteve te vjeter ne tregun kosovar,
i cili tashme ishte i pjekur dhe i zhvilluar.Keshtu brenda
pak ditesh albumi filloi shperndarjen e tij edhe ne Kosove e
Maqedoni, ku arriti shifra te jashtezakonshme edhe atje.Kjo
rriti oreksin edhe te kompanive shperndarese ne Diaspore te
albumeve muzikore, te cilat e rrembyen men jehere albimni
dhe e nxoren ne shitje gjithkund ku gjendeshin shqiptaret.
Viti 2002- 2003
Fillojne turnete ne te gjithe boten duke patur nje sukses te
madh kudo ku ka bashkekombesit e saj duke perfshire te
gjitha trevat shqiptare.Nje numer I madh koncertesh ne Itali,
Greqi, Maqedoni, Kosove, Zvicer, Austri, Gjermani, Suedi,
Danimarke, Norvegji, Angli, Belgjike e konfirmojne dukshem
suksesin e albumit “Bie debore” dhe hitin “Me ben magji”.
Rovena tashme eshte rreshtuar mes emrave me te medhenj te
muzikes shqiptare edhe jashte kufijve.Shitjet e albumit
kapin rekorde kudo ne Shqiperi,Maqedoni, Mal iZi,Kosove e
Diaspore.
Nderkohe edhe media e ka simpatizuar mjaft dhe ka pritur me
interes te gjitha te rejat nga Rovena.Gazetat kryesore si
“Gazeta Shqiptare”, “Tema”, “Shekulli”, “Korrieri”,
“Ballkan” dhe ato jashte kufijve si; “Bota sot”, “Fakti”etj
dhe shumica e revistave si “Spekter”, “Klan”, “Kosovarja”, “Kult”,
“Bis”, “Estrada”, “Eurozeri”, “Jeta”, etj shkruajne dhe
japin te gjitha informacionet e fundit mbi aktivitetet e
kengetares brenda dhe jashte vendit.
Nderkohe Rovena pergatitet per albumin e dyte per te cilin
punojne nje ekip I tere profesionistesh duke perfshire
kompozitore si Xhevdet Gashi ,Adrian Hila,Naim Krasniqi Andi
Dj, Darko Dimitrov dhe Robert Bilbilov dhe autore tekstesh
mjaft te njohur si Avni Qahili ,Armand Trebicka etj.
Ne fillim te qershorit Rovena merr nje ftese per te
konkurruar ne festivalin mjaft prestigjioz “Show fest” ne
Prishtine me kengen “Ku je ti”, me te cilin merr çmimin e
dyte.
Me 8 qershor 2003, ne Shkup mblidhen personalitetet me te
njohura te artit,politikes e medias per te asistuar ne
promovimin e videoklipit me te ri, “Paraja”per te cilin
punoi nje ekip mjaft i organizuar dhe profesional.Media e
komenton shume mire realizimin e ketij videoklipi dhe
performancen e Rovenes ne veçanti.
Me 8 korrik 2003 del ne treg albumi i dyte me titull
“Paraja”
Me 23 gusht 2003 Rovena perfaqeson Shqiperine ne festivalin
ballkanik te Ohrit me kengen
“Ku je ti” ku merr vendin e shtate.Koncertet dhe ftesat e
televizioneve jane te shumta, po
ashtu te festivaleve e spektakleve.
Gjate vitit 2003-2004 axhenda e programit te saj eshte mjaft
e ngarkuar me aktivitete te ndryshme kulturore shteterore e
te huaja.
Me 17 dhjetor 2004 merr pjese ne Festivalin e 43 te Kenges
ne RTSh me kengen “Kthehem prape” te kompozitorit Alfred
Kaçinari ku pritet shume mire nga kritika.
Me 20 dhjetor 2004 promovon ne Tirane ne ambjentet e
Piano-bar Piaces albumin e 3-te, “Dasma”, per te cilin ka
punuar se bashku me menaxheren e saj Elisen per nje vit te
tere ne studiot me te mira te Tiranes e Shkupit.Albumi
pritet mjaft mire si brenda dhe jashte kufijve dhe thyen
rekorde persa i perket shitjes e hiteve qe permban.
“Dasma”, “Me kapele karrocieri”, “Embelsira” jane hite te
dashura te publikut qe e bejne Rovenen akoma me te dashur ne
syte e fansave te saj te medhenj e te vegjel.
Ne fillim te 2005 ajo fillon turin e saj ne Evrope duke u
pritur mjaft mire nga publiku i diaspores.Kenga me e re qe
pushtoi Shqiperine eshte “Mos thuaj”nje bashkepunim me
Bleron e cila eshte regjistruar ne Suedi ne nje nga studiot
me mira ne Malmo.Kenga eshte e rrymes r&b hip-hop dhe u
pelqye mjaft nga rinia shqiptare.
Vera e vitit 2006 solli nje tjeter album shume te suksesshem
ne tregun muzikor, “Llokum”, i cili ndjek rrugen e suksesit
te albumit te meparshem “Dasma”, dhe nxjerr ne drite disa
hite te shoqeruara me klipe profesionale si “Llokum”,
“Adrese pa emer”, “Hej Hej”.Nderkohe te gjitha fundjavat e
Rovenes perfshihen ne axhenda koncertesh ne mbare boten, ku
promovohet albumi i ri dhe ku kryhet takimi nga afer me
publikun shqiptar dhe fansat e Rovenes.Sukseset ndjekin
njeri-tjetrin, shperblimet ne koncerte jane te niveleve
maksimale dhe performaca e Rovenes, konfirmon per suksesin e
merituar.
Kete kohe Rovena realizon edhe duetin e famshem “Per nje
kafe” me kengetarin e mirenjohur Altin Shira, edhe ky nje
sukses ne vazhden e bashkepunimeve, nje klip i arritur qe
transmetohet pa fund ne tv muzikore shqiptare.
Ne 16 dhjetor 2006 Rovena merr pjese edhe njehere ne
festivalin e fundvitit ne RTSH duke pretenduar kualifikimin
per Eurvizion, por keqorganizimi i festivalit dhe perndarja
e cmimeve perpara konkurrimit bene qe Rovena te prezantohej
ne Fiks Fare per te denoncuar kete akt te korrupsionit duke
prezantuar edhe nje here kengen pretendente dhe duke
injoruar keshtu tabloidet korruptive te Festivalit te RTSH-se.
10 Mars 2007 Rovena Fillon turin me te madh koncertor nga
permasat, ne SHBA ne 6 shtete te medha te tyre, New York,
Chicago, Boston, Detroit, Pensilvannia dhe Connecticat, tur
i cili kap kuoten e 80,000 $ shperblim.Te gjashte koncertet
mbledhin se bashku afer 10,000 fansa ku nje bilete kushoi jo
me pak se 40 $.Nje sukses qe vendosi nje vule te rendesishme
ne karrieren e Rovenes, nje mal i ngjitur ne rrugen e gjate
artistike te saj.Turi zgjati 1 muaj plot dhe u pasurua me
vizita te ndryshme ne qytete dhe shtete te tjera vec atyre
te planifikuara ne axhenden e punes, si Filadelphia,
Atlantic City, Las Vegas, Los Angelos etj.
23 Qershor 2007 shenon hapjen e aktivitetit me te ri privat
te Rovenes, veror, ne brigjet e Durresit.Diskoteka verore me
emrin Erzeni, nen menaxhim te vete Rovenes, perfaqesuar nga
menazherja e saj, Elisa, priti rreth 600 pushues cdo nate
nga mbare shqiptaria, te cilet u argetuan nen ritmet e
muzikes Live turbofolk dhe Folk te kengetares perreth 4 ore
plot.Netet verore te nxehta ne plazhin e Durresit tashme
kane nje hapesire te re argetuese profesioniste, pushuesit
kane nje vend, ku te bashkohen dhe te ndjejne aromen e
muzikes se hareshme shqiptare ne nje bregdet te
mrekullueshem shqiptar.Suksesi eshte i
jashtezakonshem.Natyrisht qe Rovena nuk harron te beje pjese
te mbremjeve dhe argetimit edhe miqte e saj artiste si Shpat
Kasapi, etj.
Vjeshta do ta gjeje Rovenen serish ne Diaspore ne koncerte
te ndryshme atje.
Dhjetori 2007 e prezanton Rovenen ne nje bashkepunim teper
interesant dhe terheqes per publikun e gjere me kengetarin e
famshem Shpat Kasapi ne rrymen Folk, shume i pritur mire dhe
nje pike tjeter pozitive ne karrieren e saj.
16 Shkurt 2008 , Tv 21 nje nate perpara shpalljes se
Pavaresise se Kosoves transmeton Shown e mrekullueshem
Rovena & Shpati , 3 ore shfaqje Live per shikuesit e TV21 ne
Prishtine, ku kengetaret prezantojne bashkepunimin e tyre me
te ri dhe urojne te paret Pavaresine e Kosoves, nje mbrejme
kjo historike per te gjithe shqiptaret.
17 Shkurt 2008, shpallet Pavaresia e Kosoves.Rovena gjendet
ne shesh te Prishtines, mes popullit dhe pershendet
shpalljen e shumepritur nga te gjithe shqiptaret duke
kenduar.Menjehere me pas ajo pershendet edhe qytetin e
Klines ne shesh me 4 kenge.Mbremja e vone e gjen Rovenen ne
sheshin 21 ne Tv 21 ne Prishtine duke kenduar perpara
kamerave kengen e pavaresise dhe duke u bashkuar me publikun
ne kete ngjarje te madhe historike nen nje ze.
Vazhdon...
|
|